Poezi nga: Robert Frost
Përktheu: Kujtim Morina
Nga fushat dhe pyjet,
muret që kam kaluar;
dhe kodrat ku kam vrojtuar,
jam kthyer pasi botën kam shikuar;
kam ardhur nga rruga për në shtëpi
Dhe ja, kështu ka përfunduar.
Gjethet janë të gjitha të thara në tokë,
përveç atyre që mban ende lisi
për t’i lëshuar ato një nga një,
për t’i lënë pastaj të grihen dhe zvarriten
jashtë mbi borën që ka zënë kore,
kur të tjerët po flenë të gjithë.
Gjethet e thara shtrihen kruspull dhe të mpira,
nuk i merr më era aty-këtu,
lulja e fundit aster ka mbaruar;
lulet e dimrit janë vyshkur;
zemra vuan ende për të kërkuar
por këmbët pyesin ‘Ku?”
Ah, kur për zemrën e njeriut
nuk do të ishte më pak se një tradhti
të shkonte me rrjedhën e gjërave,
të dorëzohej me hirin e arsyes,
të përkulej dhe të pranonte fundin
e një dashurie apo stine?