Për të ndjekur ngritjen e jashtëzakonshme të Marcus Rashfordit, ngritje që e bëri atë të jetë zgjedhja e parë në sulm për finalen e FA Cup dhe të përfshihet në listën e gjerë të Anglisë për Evropianin 2016, duhet të nisni nga përballja e rrethit të pestë të FA Cup kundër Shrewsburyt më 22 shkurt.
Në atë ndeshje Rashford 18-vjeçar nuk ishte përfshirë në fitoren 3:0 të Manchester Unitedit. Ai kishte bërë një aktivizim të rrallë si titullar për ekipin U-21 e Manchester Unitedit në një ndeshje dy ditë më herët, shkruan BBC.
Por ajo që ndodhi në “Greenhous Meadow” do të kishte rol të madh e Rashfordi, te Manchester Unitedi dhe ndoshta edhe tek Anglia, përcjell Koha Ditore.
Will Keane ishte personi fatkeq, që u detyrua të zëvendësohej 11 minuta pa mbaruar ndeshja, nëntë minuta pasi ishte përfshirë si zëvendësues në atë sfidë.
Pa lëndimin e Keanet, Rashford ndoshta nuk do të ishte as në bankinë për ndeshjen e radhës që Manchester Unitedi e kishte në Ligën e Evropës kundër Midtjyllandit