Site icon Telegrafi

Ngrënia me prindërit ndikon në shprehitë ushqyese të fëmijëve

Një studim ka treguar se nga ngrënia e përbashkët me prindërit ekziston 20 për qind prirje më e vogël e fëmijëve për të ngrënë ushqim të shpejtë, pastaj 35 për qind gjasa më të vogla që fëmijët t’i tejkalojnë vaktet ose të hanë ushqim të tepërt, si dhe 24 për qind gjasa më të mëdha që në ushqimin e tyre fëmijët të përfshijnë më shumë perime dhe ushqim të shëndetshëm.

Familja, gjatë ushqimit të përbashkët, zakonisht nuk konsumon ushqim shumëkalorik, ashtu që mbikëqyrja e prindërve ndikon në zhvillimin e shprehive kualitative te fëmijët.

Kilogramët e tepërt, që i fitojnë fëmijët për shkak të shprehive të këqija ushqyese, mund të shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe diabet. /Telegrafi/

Exit mobile version