Shkencëtarët holandezë kanë ardhur deri te ky përfundim duke analizuar një grup vullnetarësh, të cilëve u është dhënë ushqim pa pagese, ashtu që në njërin grup janë bërë të dukshme yndyrat, ndërsa në tjetrin jo (por janë përfshirë në ushqim).
Rezultatet e botuara në revistën “Journal of Nutrition” tregojnë se grupi i participantëve të cilët nuk e kanë parë sasinë e yndyrave në ushqim, kanë ngrënë shumë më tepër në krahasim me ata të cilëve u është bërë e dukshme përmbajtja yndyrore e ushqimit.