Në Komunën e Obiliqit është mbajtur takimi në kuadër të projektit “Ngjyrat e humanizmit”.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se, udhëheqësja e Njësitit për Barazi Gjinore dhe Antidiskriminim, Ganimete Aliu, ka mbajtur një takim me stafin drejtues të Institutit “Infinit Kosova”.
“Ky takim është realizuar në kuadër të projektit “Ngjyrat e Humanizmit”, pjesë e aktiviteteve që synojnë avokimin për barazi gjinore dhe mosdiskriminim, dhe do të zhvillohen përgjatë periudhës 2023-2025”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se gjatë këtij takimi, u ndanë përvojat dhe pikëpamjet mbi sfidat dhe mundësitë për përparimin e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit, dhe së bashku shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm, me synim krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë./Telegrafi/