Site icon Telegrafi

Ngjyra e syve tuaj zbulon se çfarë partneri ju përshtatet më së miri: Misterioz apo i zjarrtë?

Thonë që sytë janë pasqyrë e shpirtit dhe për ndonjë person mund të mësoni çdo gjë kur e shikoni thellë në sy

Disa hulumtime konstatojnë që ngjyra e syve tuaj mund të zbulojë se çfarë partneri do t’ju përshtatet, transmeton Telegrafi.

Sytë zinj

Sytë e zi apo shumë të errët, janë shumë të rrallë. Japin përshtypje misterioze, prandaj pikërisht partneri i tillë më së shumti ju përshtatet.

Personi me sy të zinj duhet patjetër të ketë partnerin paksa misterioz, të cilin çdo ditë do ta njohë rishtas.

Sy gështenje

Sytë ngjyrë gështenje kanë shumica e njerëzve. Personat me sy të gështenjtë janë optimistë, kreativë dhe të njohur me përkushtimin e tyre.

Më së shumti u përshtatet partneri i përgjegjshëm, i cili dashurinë ua kthen me të njëjtën masë.

Sy të kaltër

Sytë e kaltër janë intrigues dhe mbresëlënës. Njerëzit me sy të kaltër janë të ndjeshëm, të gjithanshëm dhe shumë joshës.

Personat me sy të kaltër duhet patjetër të kërkojnë partnerë të cilët janë njësoj të zjarrtë si edhe vetë ata.

Sy të gjelbër

Ngjyra e gjelbër e syve simbolizon natyrën, andaj njerëzit me këtë ngjyrë të syve janë bashkim i emancipimit dhe instinktit. Këta persona janë të dyzuar midis emocioneve dhe afshit të papjekur.

Ata gjithmonë zgjedhin partnerë intrigantë të cilët do t’i shkundin në çdo sferë! /Telegrafi/

Exit mobile version