Shumicën e kohës, trendet e reja të bukurisë këshillojnë gjëra që përfshijnë blerjen e gjësendeve të shtrenjta. Por, në këtë rast, ju nuk keni nevojë të bëni ndonjë maskë fytyre që parasheh kombinimin e qumështit, luleve të ndryshme, etj.
Në fakt, ju nuk keni nevojë për asgjë, mjafton t’ua hidhni një shikim thimthave tuaja.
Po pra – thimthave! Nëse keni qenë duke shpresuar se një ditë do ta zbuloni ngjyrën e buzëkuqit që i përshtatet më së miri ngjyrës së lëkurës suaj, atëherë ajo ngjyrë mund të jetë e njëjtë me thimthat tuaja.
Ky koncept është diskutuar edhe në emisionin “Doctors TV”. /Telegrafi/