Ngjyra e argjendit në enterier kryesisht përfaqësohet në këmbët metalike të tavolinës ose kolltukut
Ekzistojnë edhe mjaft gjësende zbukuruese si vazot, llambat, figurat e bukura.
Megjithatë, nuk është rast i shpeshtë që pjesë të caktuara të mobilieve të kenë në tërësi këtë ngjyrë, transmeton Telegrafi.
Tavolina për ngrënie të ushqimit
Nëse vendosni që tavolina juaj për ngrënie të ushqimit të jetë në kuadër të kuzhinës, atëherë nën njërën pjesë të tij vendosini elementet e poshtme të kuzhinës ndërsa pjesën tjetër shfrytëzojeni për ngrënie të ushqimit.
Linja e thjeshtë e tavolinën në formë të shkronjës L ka një pllakë të trashur dhe një pjesë anësore. Kombinohet shumë mirë me karrige të drunjta dhe me llambadar me kristale.
Tavolina e natës
Tavolinat e natës gjithnjë e më shpesh po krijohen me përpunim të profilizuar dhe me stile interesante.
Pa marrë parasysh se çfarë shtrati e keni, dukja e tyre e argjendtë do të japë rezultate të shkëlqyeshme. Mund të ketë edhe dukje paksa rustike, por jo tepër sipërfaqe të lëmuar.
Tavolina e dhomës së ditës
Tavolinat në dhomën e ditës kryesisht i vendosim të punuara nga druri ose qelqi. Ndoshta do të ishte mirë që të provoni që tavolinën tuaj ta shndërroni në një skulpturë metalike të dhomës suaj.
E ngjyrosur me nuancën e dëshiruar të aluminit me shkëlqim të lartë ajo do të duket për mrekulli. /Telegrafi/