Turnetë e eSports janë ngjarjet më të mëdha në komunitetin e lojërave që organizohen ose nga pronarët zyrtarë të lojërave ose nga sponsorët që marrin leje nga zhvilluesit e lojërave dhe mbajtësit e licencave.
Disa ngjarje të eSports tashmë shpërndajnë shuma milionëshe të çmimeve të cilat vite më parë as që i kishim menduar.
Skena e Dota 2 ka pasur rritje të madhe në çmimet e turneutThe International, të cilat rriteshin çdo vit e më shumë.
Më poshtë i gjeni pesë turnet më të mëdhenj të eSports në botë sipas g2g:
1. The International i njohur gjithashtu si TI, është turneu në video-lojën Dota 2 i organizuar nga VALVE, ku janë shpërndarë çmime në vlerë më të madhe se 40 milion dollarë në njërin sezon.
2. League of Legends World Championship i njohur ndryshe si Worlds, është ngjarja më e madhe në video-lojën League of Legends.
Kjo ngjarje bashkon skuadrat më të mira nga secili rajon, për të vendosur skuadrën më të mirë të League of Legends në botë.
3. Honor of Kings International Championship, kampionati ndërkombëtar Honor of Kings është riemërtimi i Kampionatit Ndërkombëtar Arena of Valor dhe një nga turnetë më të mëdhenj të eSports për telefona celular.
4. PUBG Mobile Global Championship ose PMGC është turneu më prestigjioz i sporteve elektronike për komunitetin e PUBG Mobile.
Për shkak të madhësisë masive të komunitetit, ai gjithashtu arriti në krye të tabelave, duke konkurruar me disa nga turnet më të mëdhenj të eSports.
5. PUBG Global Championship është turneu zyrtar për PUBG PC , i organizuar nga PUBG Corporation, është ende një nga ngjarjet më të famshme dhe më të mëdha të eSports.
Gjatë 2018 dhe 2019, PUBG Corp. priti ftesën globale të PUBG, e cila krenohej me një grup çmimesh midis 1-2 milion dollarë.
Duke filluar nga viti 2020, ngjarja u ndryshua në PUBG Global Championship me një grup çmimesh të rritur prej 4 milionë dollarësh. /Telegrafi/