Site icon Telegrafi

Ngjarjet kryesore të vitit 2014 në sport (FOTO)

Ndërsa, në arenën ndërkombëtare shkëlqimi vjen nga Gjermania që triumfoi në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’, derisa Real Madridi rrëmbeu Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Klubeve të Botës.

Zhdrella, numër NJË – Prishtinë, 6 Janar 2014

Ngjarjet kryesor të vitit që është në ikje me shpalljen e futbollistit më të mirë në vendin tonë. Ish mesfushori i Hysit, Mentor Zhdrella ishte zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2013. Zhdrella, i cili tani është pjesë e Prishtinës, fiton për herë të katërt çmimin e lojtarit më të mirë në futbollin tonë në Kosovën e pasluftës.

FIFA i thotë PO Kosovës – Zurich, 13 Janar 2014

Janari i ftohte sjell një lajm të ‘nxehtë’ për futbollin tonë. Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), me 13 janar pranon Kosovën të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare. Komisioni për çështje urgjente i Federatës ndërkombëtare të futbollit kishte aprovuar kërkesën e FFK-së, pas dy takimeve mes krerëve të futbollit kosovar, atyre serb (FSS) dhe presidentit të FIFA-së, Sepp Blatter.

Ronaldo fiton ‘Topin e Artë’ – Zurich, 13 Janar 2014

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo zgjidhet futbollisti më i mirë për vitin 2013. Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), më 13 janar në një gala mbrëmje në Zurich kishte bërë ndarjen e çmimeve për më të mirët e vitit 2013, ndërsa ‘Topin e Artë’ e fiton sulmuesi portugez, i cili kishte treguar një super sezon. Ronaldo kishte fituar këtë çmim në konkurrencën e ngushte me Lionel Messin e Barcelonës dhe Franck Ribery-n e Bayern Munich.

Majlinda shkëlqen në Paris, rrëmben medaljen e artë – Paris, 8 Shkurt

Kampionia e botës në xhudo, vitin 2014 e ka nisur me shkëlqimin në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’.

Majlinda kishte fituar medaljen e artë në këtë turne prestigjioze, pasi që në finale mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg, në kategorinë deri në 52 kg.

Kosova shkruan historinë – Mitrovicë, 5 Mars 2014

5 Marsi është futur në analët e historisë së futbollit tonë. Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-së kundër Haitit, ndeshje kjo që tashmë quhet historike.

Në një atmosferë fantastike në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ Kosova në miqësoren e parë ndërkombëtar kundër Haitit luajti baras pa gola. Rezultati ishte në plan të dytë, por ajo që ishte e rëndësishme është fakti se futbolli ynë nisi një etapë të re.

Majlinda e para – Montpellier, 26 prill

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi pas suksesit në Grand Slam ‘Parisi 2014’, nuk vonoi shumë dhed në prill arriti një tjetër sukses të madhe.

Xhudistja pejanë ishte shpallur xhudistja më e mirë në Evropë për vitin 2013. Federata Evropiane e Xhudos (EJU) shpalli Majlindën më të mirë në Kontinentin e Vjetër.

Majlinda këtë epitet e kishte fituar pas triumfit në Kampionatin Evropian që u mbajt në Francë, e që kishte fituar medaljen e artë.

Llamkos Kosova kampion – Prishtinë, 24 maj

Llamkos Kosova në muajin maj arriti të shkruaj historinë. ‘Gladiatorët’ të drejtuar nga Ismet Munishi arriti titullin e kampionit, duke treguar formë të shkëlqyer gjatë gjithë sezonit.

Reali sundon Evropën – Lisbonë, 24 maj

Real Madrid është skuadra kampion e Evropës, pasi që finalen e Champions League-s mundi rivalin e qytetit, Atletcion Madridin me rezultat 4-1, në Lisbonë.

Ballafaqimi mes dy skuadrave të mëdha madrilene ishte përshkruar më një super ndeshjes nga futbollistët e të dy skuadrave.

Skuadra e Diego Siemones deri në minutën e 92 ishte në epërsi me golin e Diego Godin, mirëpo ishte Ramos që kishte barazuar shifrat në 1-1, duke e rikthyer në lojë skuadrën e Carlo Anceolttin.

Ndërkohë, në lojën shtesë ‘merengues’ u treguan ekip më mirë duke shënuar edhe tre gola. Fillimisht Bale në minutën e 110 kishte kaluar Realin në epërsi prej 2-1, derisa braziliani Marcelo shtatë minuta më vonë kishte shënuar golin e tretë dhe të sigurisë për Realin.

Ndërkaq, në minutën e 120, Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë kishte realizuar golin e katërtë për Realin, skuadër kjo që hynë në histori pasi që bëhet skuadra e parë që fiton trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve.

Sigal Prishtina rikthen titullin – Prishtinë, 29 maj

Fundi i muajit maj ishte jashtëzakonisht i suksesshëm për Sigal Prishtina. Kryeqytetasit u shpallen kampion të Kosovës, pasi kishin mposhtur Pejën në ndeshjen e tretë për finale. Titulli i kampionit solli festë të madhe në kryeqytet, e cila kishte zgjatur deri në orët e mëngjesit.

Ferronikeli rrëmben Kupën e Kosovës – Prishtinë, 7 qershor

Ferronikeli ka shkruar historinë e re në futbollin tonë. Skuadra nga Drenasi për herë të parë në historinë e klubit ka rrëmbyer trofeun e Kupës së Republikës së Kosovës.

Ferronikeli në ndeshjen finalen të Kupës së Kosovës kishte mposhtur Hajvalinë më rezultat 2-1.

Mehmedi shkruan historinë, shqiptari i parë që shënon gol në Botëror – Sao Paulo, 15 qershor

Sulmuesi Admir Mehmedi, do ta mbajë gjatë në kujtesë vitin 2014. Sulmuesi shqiptar i Zvicrës është shqiptari i parë që në historinë e popullit shqiptar ka shënuar gol në Kampionatin Botëror.

Mehmedi kishte realizuar gol në barazimin e shtetit helvetik kundër Ekuadorit, takim i luajtur në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’.

Gjermania ‘pushton’ botën – Rio De Janiero, 13 Korrik

Kombëtarja e Gjermanisë e cila drejtohet nga Joachim Loë, ka arritur të triumfojë në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’.

‘Pancerat’ dolen kampion të botës pasi që finalen e Botërorit 2014, mundën Argjentinën me rezultat 1-0, me golin që e kishte realizuar Mario Gotez pas lojës në vazhdim pasi që koha e rregullt ishte mbyllr pa gola. Gjermania pas 24 vjetësh rikthen trofeun më të madhe në futbollin botëror.

Shkodran Mustafi, shqiptari i parë që fiton Kupën e Botës – Rio De Janiero, 13 Korrik

Histori në vitin që është në ikje, ka bërë edhe mbrojësti shqiptar i Gjermanisë, Shkodran Mustafi.

Anëtari i Valencias, ka hyrë në histori, sepse është shqiptari i parë që fiton Kupën e Botës.

Mbrojtësi shqiptar për shkak të lëndimit nuk ishte pjesë e finales në mes Gjermanisë dhe Argjentinës (1-0), megjithatë, Mustafi kishte dhënë kontribut të çmueshëm në dy fitoret e para të “Pancerave” Botërorin 2014.

Super Reali, Super Ronaldo ‘pushtojnë’ Evropën – Cardiff, 12 Gusht 2014

Real Madrid e kishte nisur furishëm këtë sezon të ri të garave, duke fituar trofeun e Superkupës së Evropës, pasi që në ‘Cardiff’ kishte mundur Sevillan (2-0).

Klubi “mbretëror” pasi suksesit që kishte arritur në Champions League, rrëmbeu edhe Superkupën e Kontinentit të Vjetër, falë dy golashit të super yllit Cristiano Ronaldos.

Majlinda Kelmendi ‘shkel’ Rusinë – Moskë, 26 Gusht

26 gushti, është futur në analet e historisë së sportit të Kosovës. Krenaria e sportit të vendit tonë, Majlinda Kelmendi, kishte mbrojtur titullin e kampiones së botës në Xhudo.

Xhudistja pejanë kishte “shkel” Rusinë duke shkëlqyer në Botërorin që u mbajt në muajin gusht në Rusi.

Majlinda Kelmendi kishte rrëmbyer medaljen e artë duke mundur në finale rumunen Andrea Chitu.

Xhudistja pejanë me paraqitjet e saj brilante në Rusi, i bëri krenar gjithë shqiptarët ku do që janë.

Ronaldo “mbret” i Evropës – Monaco, 27 Gusht

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ishte zgjedhur futbollisti më i mirë në Evropë nga UEFA.

Asi portugez fitojë sfidën kundër dyshes së Bayern Munich, Arjen Robbenit dhe portierit Manuel Neuer. Kujtojmë se Ronaldo në janar kishte fituar edhe çmimi e “Topit të Artë”.

Ndërkaq, në konkurrencën e femrave epitetin e lojtares me të mirë të Evropës e kishte fituar Nadine Kessler, e cila pas Martina Muller dhe Nilla Fischer.

Kosova prek fitoren e parë – Prishtinë, 7 Shtator
Viti 2014 do të mbete në histori edhe për sportin numër një, futbollin. Përfaqësuesja e Kosovës në fillim të muajit shtator kishte arritur fitoren e parë ndërkombëtare nën monitorimin e FIFA-së, duke mundur Omanin me rezultat 1-0, në kryeqytet.

Golin e fitores së parë të përfaqësues sonë e kishte shënuar Imran Bunjaku nga pika e bardhë në minutën e 84.

Droni ‘dridh’ Beogradin – Beograd, 14 tetor

Një nga ngjarjet e rëndësishme të kij viti padyshim se ishte edhe ndeshja në mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Kjo ndeshje e cila ishte me peshë të madhe politike ishte ndërprerë në minutën e 41-të, për shkak serbët sulmuan futbollistët e Shqipërisë.

Kjo ndeshje e cila kishte nisur më shumë tensione kishte përfunduar para kohë, dhe incidenti nis kur flamuri kombëtar fluturoi mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Kuqezinjtë e mbrojtën në mënyrën më të mirë të mundshme flamurin kombëtar, e më pas kishte nisur përleshja mes lojtarëve, e në këtë përleshje futbollistët shqiptar u sulmuan nga gjitha anët.

Kosova pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar – Prishtinë, 22 tetor

Mesi i muajit tetor sjell lajmin e shumë pritur për Kosovën. Kosova edhe zyrtarisht pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Kosova me të drejta të plota në KON – Monaco, 9 dhjetor

Dhe nuk vonoi shumë. Kosova merr një tjetër lajmë të mirë. Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK) zyrtarisht më 9 dhjetor ishte pranuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar më drejta të plota.

Vendimi ishte marrë në kongresin e KON-it i cili u mbajt në Monako. Komiteti Olimpik i Kosovës është themeluar në vitin 1992 dhe inkorporon më shumë se 30 federata kombëtare, 13 nga të cilat janë federata të pranuara ndërkombëtarisht.

Pranimi i KOK-ut në KON më drejta të plota i hap rrugën sportistëve tonë që të jenë pjesë të Lojërave Olimpike ‘Rio 2016’. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version