Site icon Telegrafi

Ngjarje horror në kopshtin e fëmijëve në Kinë, me thikë mbyt dy dhe plagos 16 tjerë – besohet se sulmuesi ishte ish-bashkëshorti i edukatores

Dy fëmijë janë vrarë e 16 tjerë janë lënduar, në një sulm me thikë në një kopsht të fëmijëve në qytetin kinez Beili, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Sulmuesi është një 24-vjeçar, të cilin policia e ka identifikuar sipas mbiemrit Zeng që ka përfunduar i arrestuar, transmeton Telegrafi.

Cak i sulmit ishin edhe edukatoret dhe fëmijët gjatë pushimit 15 minutësh, raporton ABC News duke u thirrur në agjencinë kineze të lajmeve Sinhua.

https://www.youtube.com/watch?v=eSciCDmQ9nQ

Në videon e publikuar në rrjetet sociale në Kinë, shihen fëmijët e përgjakur duke qarë – derisa disa tjerë qëndrojnë të shtrirë në tokë.

Autoritetet nuk e kanë zbuluar motivin e sulmit, kurse mediat në Hong Kong raportojnë se i dyshuari kishte probleme martesore dhe ishte në prag të procesit të shkurorëzimit – dhe se në kopshtin e fëmijëve ka punuar pikërisht ish-gruaja e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version