Telegrafi

Ngjarje e rrallë në Gjermani: Lojtari i Frankfurtit godet brutalisht trajnerin e Freiburgit

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në përballje ndaj Freiburgut dhe Eintracht Frankfurtit që u zhvillua të dielën.

David Abraham kishte humbur qetësinë në këtë takim, derisa kishte sulmuar gjyqtarin e vendasve Chrsitian Streich.

Lojtari i Frankfurtit ishte duke shkuar për të marrë topin te vija anësore, derisa shihet se strategu i kundërshtarëve i thotë disa fjalë.

Abraham nuk kishte arritur që ta ruante qetësinë dhe e kishte shtritë në tokë Streichin.

E gjithë kjo situatë u dashtë të shikohej në VAR dhe gjyqtari gjerman Brych ndëshkoi lojtarin me karton të kuq në minutën e 90+6.

Freiburgu e fitoi ndeshjen me rezultat minimal 1-0 ndaj Eintrachtit, derisa Abrahamin e pret një ndëshkim me më së paku tri ndeshje mos lojë. /Telegrafi/