Organizatori i turneve të eSports në Arabinë Saudite Gamers8 ka njoftuar një grup çmimesh prej 45 milion dollarësh për ngjarjen e tij të vitit 2023, të quajtur ‘The Land of Heroes’.
Shifra e bën grupin e çmimeve më të madhin në histori, duke mposhtur shifrën e The International të Dota 2 të vitit 2021 prej 40 milionë dollarësh.
Gamers8 fillimisht njoftoi një grup çmimesh prej 30 milion dollarë kur filloi fushatën e tij të promovimit të 2023 në fund të janarit.
Did we say more than double? We meant triple!
45 MILLION DOLLARS
The largest in esports history.
This is #Gamers8!
This is #TheLandofHeroes! pic.twitter.com/qL7mRipR8K— Esports World Cup (@ESWCgg) March 7, 2023
Sipas organizatorit, edicioni i sivjetshëm i ngjarjes synon të jetë “më i madh në çdo mënyrë” me më shumë lojëra përveç grupit më të madh të çmimeve, i cili tani është tre herë më i madh se 15 milion dollarët e vitit të kaluar, shkruan esportsinsider.
Ngjarja do të mbahet në Riad të Arabisë Saudite me 6 korrik të këtij viti, ndërsa video-lojërat në të cilat pjesëmarrësit do të garojnë nuk janë bërë të ditura ende.
Vitin e kaluar Gamers8 prezantoi turne në lojërat si DOTA 2, Fortnite, Rocket League, Rainbow Six Siege dhe PUBG Mobile. /Telegrafi/