Site icon Telegrafi

Ngjarja Copenhagen Games shtyhet për një kohë të pacaktuar

Organizatorët e ngjarjes së CS:GO, Copenhagen Games kanë njoftuar se edicioni 2023 i turneut të tyre nuk do të zhvillohet dhe është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Ky njoftim vjen tre muaj para fillimit të turneut, dhe është hera e tretë radhazi që turneu anulohet.

Në vitin 2020 ngjarja u anulua për shkak të COVID-19, dhe përpjeka e tyre për të ringjallur turneun pas kthimit të turneve në LAN në 2022 përfundoi për shkak të problemeve buxhetore dhe mungesës së sponsorëve.

Arsye e ngjashme duket të jetë edhe këtë vit, mungesa e sponsorëve dhe problemet me buxhetin.

“Ne jemi përpjekur të organizojmë Copenhagen Games 2023, por për fat të keq ne duhet ta hedhim poshtë tani”, tha organizatori në një deklaratë.

“Ekziston ende një interesim i madh nga lojtarët në mbarë botën për ngjarjen, dhe qyteti i Kopenhagës është ende duke e mbështetur ngjarjen financiarisht. Por për fat të keq nuk ka qenë e mundur të gjendet mbështetje e mjaftueshme komerciale për ngjarjen”. /Telegrafi/

Exit mobile version