Një turistes nga Tajlanda i është amputuar këmba, pasi i ngeci në një shkallët lëvizëse në një aeroport në Bangkok.
Pasagjerja 57-vjeçare duhej të hipte në aeroplan për të udhëtuar nga aeroporti Don Mueang i Bangkok mëngjesin e sotëm, por ajo u përplas mbi valixhen e saj dhe këmba e saj e majtë u kap në mekanizmin në fund të shkallëve lëvizëse, transmeton Telegrafi.
Kalimtarët u përpoqën të aktivizonin çelësin e urgjencës për të ndalur shkallët, por makina vazhdoi të griste muskulin, tendinin dhe kockën e gjymtyrës së gruas.
Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje përfundoi duke i amputuar këmbën e saj të majtë mbi gju, thanë zyrtarët e aeroportit. Gruaja më pas u dërgua në spitalin Bhumibol Adulyadej në Bangkok.
Ekipi mjekësor në spital tha se ajo fillimisht u dërgua në Karun, ku i thanë se nuk mund të ribashkonin këmbën e saj, por gruaja kërkoi që të transferohej në një spital tjetër për të vlerësuar mundësinë. Autoritetet e aeroportit kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Ndërkohë, shkallët lëvizëse u mbyllën ndërsa ekipi inxhinierik kryen inspektime dhe kontrolle sigurie.
“Drejtori i aeroportit Don Mueang dhe menaxhmenti vizituan pacienten për të monitoruar trajtimin e saj”, u tha në një deklaratë të aeroportit Don Mueang.
“Aeroporti Don Mueang është i gatshëm të pranojë plotësisht përgjegjësinë, si dhe të kujdeset për shpenzimet mjekësore dhe kompensimin”, u tha ndër tjera. /Telegrafi/