Telegrafi

I ngec dora në mekanizmin e shkallëve elektrike, mjekët arrijnë t’ia shpëtojnë gishtat dyvjeçares nga El Salvadori

Një vajzë dyvjeçare për pak sa nuk humbi gishtërinjtë, kur dora i ngeci në mekanizmin e shkallëve elektrike në një qendër tregtare në El Salvador.

Vajza e vogël ishte me të ëmën në Plaza Mundo në Apopa, El Salvador, kur i ngecën gishtat e dorës në mekanizmin e shkallëve elektrike.

Derisa e ëma po e tërhiqte, punonjësit teknikë po punonin që t’ia lirojnë dorën dhe gishtat që i kishin ngecur në mekanizëm.

Pasi ia arritën qëllimit, vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për t’ia shpëtuar të gjithë gishtërinjtë.

Ekipet emergjente dhe mjekët e spitalit ku është trajtuar vogëlushja, janë lavdëruar për profesionalizmin e treguar. /Telegrafi/