Site icon Telegrafi

Ngacmimet kibernetike. Ndikimi i tyre te fëmijët dhe adoleshentët

Pothuajse të gjithë në jemi të njohur me termin ngacmim apo bullizëm. Madje disa prej nesh kemi qenë viktima të ngacmimeve, apo edhe shpesh herë kemi qenë edhe vet ngacmuesi.

Përgatiti: Arbrie Palushi

Personi që bënë bullizëm, apo me ketë rast ngacmuesi, është ai që mendon që ka fuqi më të madhe dhe mundohet ta ulë apo ta frikësojë personin tjetër (të ngacmuarin), me forcën e tij, në mënyrë që ta detyrojë atë të bëjë diçka. Por në shumicën e rasteve, vetëm për ta poshtëruar atë.

Fëmijët apo adoleshentët te cilët ngacmojnë, mendojnë se përmes kësaj ata do arrijnë të jenë në qendër të vëmendjes me “forcën” e tyre si “lider”, pasi që sot konsiderohet “cool” dhe je më “in”, nëse je i fuqishëm dhe nëse të gjithë fëmijët e tjerë të njohin si person.

Ngacmime të tilla zakonisht kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në shkolla. Fëmijët dhe adoleshentët janë ata të cilët më së shumti po përplasen me ngacmime apo edhe vet ata i bëjnë ngacmimet. Personat e tillë shpesh herë shkojnë aq larg me ngacmimet e tyre sa tek personi i tjetër arrijnë të krijojnë pasiguri të madhe, që kjo pasiguri shpie deri tek depresioni e ankthi. Një fëmije apo adoleshentë nëse ju krijohet pasiguri e depresion, mund t’i përcjell deri tek mendimet dhe veprimet më të errëta, që është vetëvrasja.

Megjithatë, kjo nuk mjafton, ky fenomen tashmë nuk është i përhapur vetëm në shkolla. Me zhvillimin e teknologjisë dhe internetit, e sidomos me rritjen e përdorshmërisë së rrjeteve sociale, jemi duke u përballur edhe me një fenomen tjetër, që janë ngacmimet kibernetike.

Ngacmimet kibernetike (Cyberbullying), janë një lloj tjetër i ngacmimeve që kanë zëne vend përmes mjeteve digjitale, siç janë: Telefonat, SMS, rrjetet sociale, forume dhe media online, lojërave, dhe gjithkah tjetër ku ne kemi qasje online.

Kur flitet për ketë fenomen, flitet për ata persona të cilët nga zemërimi, hakmarrja, dhe frustrimi motivohen për të bërë këtë lloj ngacmimi. Shpesh adoleshentët apo fëmijët të cilët kryejnë këtë veprim, e shohin si një lloj argëtimi vetëm për të qeshur me të tjerët dhe reagimin e tyre.

Ngacmimet kibernetike mund të shfaqen në disa forma. Mund të ndodh nuk shpërndarë ndonjë foto apo të dhëna personale në rrjete sociale, pa dijen e personit që i posedon ato foto, duke shpërndarë thashetheme dhe gënjeshtra për një person, duke i dërguar mesazhe kërcënuese në rrjete sociale. Madje shpesh herë nëse, ngacmuesi posedon ndonjë video private të atij personi, ai do ta shpërndajë atë video në rrjetet më të popullarizuara siç janë: Facebook e Youtube.

Me këtë arrijmë të kuptojmë se ngacmuesit janë kudo dhe prezenca e tyre është duke u rritur edhe më shume, sidomos me zhvillimet teknologjike.

Fëmijët dhe adoleshentët iu ekspozohen ngacmimeve kibernetike me një masë më të madhe sesa ngacmimeve në shkolla, e gjithë kjo sepse këta persona qysh në moshë të re janë në kontakt me internetin dhe me rrjetet sociale.

Përveç shkollës e cila ka qenë dhe mund të themi që është edhe sot, ajo ku fëmijët janë përballur me ngacmime, sot ata përballen me këtë fenomen kudo që kanë lidhje me internet, shkollë, shtëpi. kurse, dhe gjithkah tjetër.

Sipas disa statistikave të baranga qendra e hulumtimeve për ngacmime kibernetike në Amerikë, ka dalë se 42% e personave më moshë të re janë përballur me ngacmime online. Ndërsa 77% e të tjerëve raportojnë se së paku njëherë kanë qenë të ngacmuar online, por edhe përmes formave tjera.

Por pse njerëzit ngacmojnë? Nga disa hulumtime tjera të bëra po ashtu ne Amerike, për arsyeje prapa se pse njerëzit ngacmojnë, kanë ardhur në përfundim se këta persona si fëmijë vet kanë pasur apo edhe kanë një jetë jo shume të lumtur. Ata mund të jenë përballur me shume vështirësi, apo edhe kanë pasur trauma dhe stres , qe mund t’iu ketë shkaktuar nga familja e tyre.

Duke qenë se jo të gjithë ju përgjigjemi njëjtë stresit, atëherë është e kuptueshme se pse këta persona sillen kështu. Përmes sjelljeve negative ata mundohen të largojnë stresin dhe traumat të cilat i kanë kaluar si fëmijë.

Këta persona nuk janë të lumtur. Për këtë arsye nuk dëshirojnë që as të tjerët të jenë të lumtur. Mirëpo, ka persona të cilët ngacmimin e përdorin si mekanizëm mbrojtës, sepse këta kanë qenë të ngacmuar vet apo edhe vazhdojnë të jenë “viktimë” e këtyre ngacmimeve.

Sido që të jetë, duhet shtruar një kujdes i veçantë për të rinjtë e moshës së re që përballen më ngacmime të tilla, por edhe për ata të cilët ngacmojnë, assesi nuk duhet lënë anash. Duke pasur parasysh që fëmijët e botës së sotme, shpenzojnë shumë kohë në internet, duhet që prindërit të kontrollojnë se çka po ju servohet fëmijëve të tyre në internet dhe se ne çfarë aplikacione kanë qasje fëmijët e tyre.

Një pakujdesi e vogël mund të ketë pasoja të mëdha. Këta të rinj mund të preken nga depresion e ankthi, ku siç e ceka edhe më lart mund të shpie deri tek vetëvrasja, e për ketë të fundit flasin edhe statistikat e ndryshme, ku 1 deri 65.000 të rinj rreth moshës 11 deri 14 kryejnë vetëvrasje çdo vit.

Përderisa kjo dukuri ka zëne vend në botën digjitale, automatikisht kuptohet qe edhe në Kosovë dukuri të tilla janë të pranishme, pasi që kjo dukuri përcillet në të gjitha vendet ku kanë qasje në internet. Edhe në shkollat tona fëmijët ngacmojnë njëri tjetrin, madje edhe përmes rrjeteve sociale. Kështu që edhe ne duhet t’i kushtojmë rendësi të veçantë fëmijëve, dhe se çfarë shikojnë në internet.

Nëse shihni që fëmija juaj nuk fle mire apo nuk ha bukë, mendoni qe ai mund të ketë diçka, apo dikush është duke i ushtruar stres. Të rinjtë duhet të kuptojnë që të gjithë jemi të njëjtë, dhe se duke ngacmuar kjo nuk të bënë ty një person me të mirë apo më të dashur, andaj duhet edhe t’i japim fund këtij fenomeni. /Telegrafi/

Exit mobile version