Telegrafi

Nga varrimi i gjyshit në finalen e EFL Cup, Mou e shikon atë si pikë kyçe në suksesin ndaj Southamptonit

Juan Mata nuk do të udhëtojë në Londër me skuadrën e Manchester Unitedit për finalen e EFL Cup ndaj Southamptonit.

Sipas SportsCOPE spanjolli ka udhëtuar sot (e shtunë) në Asturias (Spanjë) për funeralin e gjyshit të tij, Manuel, i cili kishte ndikim të madh në karrierën e yllit të Djajve të Kuq.

Mou dhe pjesa tjetër e skuadrës duke udhëtuar për Londër

28-vjeçari pritet të kthehet me kohë për finalen dhe Jose Mourinho me shumë mundësi do ta fut në lojë nga minuta e parë.

E gjitha kjo pasi Henrikh Mkhitaryan është i lënduar dhe Mata – Michael Carrick, është dyshja që tekniku portugez dëshiron me çdo kusht në fushë.

Favorit është Man Utd të fitojë, ndërsa takimi luhet në Wembly. /Telegrafi/

Mata shquhet për teknikën e madhe dhe Mou beson shumë tek ai