Mike Dean është një nga gjyqtarët më të njohur në Ligën Premier – por në fillim të viteve 1990, ishte në një tjetër profesion, që nuk kishte të bënte aspak me futbollin, atë të therjes së pulave.
Para se të bëhej referi i famshëm që është sot, Dean punoi në një fabrikë të pulave, duke ndihmuar në therjen e 135,000 pulave në ditë.
53-vjeçari, personi i të cilit në fushë e ka bërë atë një nga gjyqtarët më të pëlqyer në fushë nga tifozët, filloi të ndajë drejtësinë në vitet 1980 si një mënyrë për të humbur peshë.
Duke punuar në rangun e Ligës Premier të Veriut dhe Ligës së Futbollit, Dean kombinoi kohën e tij si zyrtar me punën e tij në fabrikën e pulave.
Ai punoi në biznesin e shpezëve për 16 vjet para se të hiqte dorë për t’u bërë një gjyqtar me kohë të plotë, duke bërë debutimin e tij në Ligën Premier në vitin 2000.
Duke folur për Soccer AM Tubes në YouTube, Dean zbuloi detaje të hidhura të jetës para se të bëhej gjyqtar, përfshirë metodën e përdorur për të vrarë pulat.
“Kam punuar në një fabrikë shpendësh rreth pesë kilometra larg nga këtu”, ka thënë Dean.
“Unë fillova atje rreth vitit 1991 ose 1992 mendoj. Kam filluar në fabrikë, duke paketuar të gjitha filetot e pulës dhe gjëra të tilla”.
“Pastaj u transferova në skajin tjetër ku, le të themi, i mirëpritëm pulat e gjalla dhe ato nuk u larguan si të tilla. Rreth javës së dytë ose të tretë [në punë], fillova t’i var”.
I pyetur për metodën e përdorur për të vrarë pulat, dhe nëse përfshinte shtrëngimin e qafës së zogut, ai u përgjigj: “Jo, jo, i varni me kokë poshtë, e gjitha bëhet me makina dhe gjëra të tilla”.
“Po vrisni 135,000 pula në ditë, kështu që nuk keni kohë për t’i bërë të gjitha. Unë ende flas me disa nga djemtë që punojnë atje tani dhe ata po vrasin gati një milion pula në javë. Është një punë e mirë ose keqe”, shtoi më tej Dean.
Në një intervistë në podkastin Peter Crouch në vitin 2020, Dean shpjegoi se si e baraspeshonte jetën në fabrikën e pulave me karrierën e tij në lulëzim në arbitrim.
Ai tha: “Unë isha duke e ushtruara profesionin e gjyqtarit, por edhe atë të therjes së pulave në të njëjtën kohë”.
“Do të filloja në fabrikë në orën 6 të mëngjesit duke bërë ndërrimin tim deri në 2 pasdite, do të shkoja në shtëpi për të marrë çantën time, shkoja dhe gjykoja dhe ngrihesha përsëri në ora 3 të mëngjesit dhe kthehesha menjëherë në punë në 5 të mëngjesit”, kishte zbuluar njërin nga gjyqtarët më të mirë në ligën angleze. /Telegrafi/