Telegrafi

Nga stuhia e fortë nuk arritën të zbresin në Beograd, piloti urdhërohet të niset për në Prishtinë – pasagjerët serbë nuk e lejuan

Gazetari kroat Zoran Kusovac ka shkruar në profilin e tij X se një aeroplan i aviokompanisë Eurowings, që ishte nisur nga Dusseldorfi dhe për destinacion kishte Beogradin, por për shkak të stuhisë ishte detyruar të devijoj rrugëtimin.

Kështu ishte përmendur aterrimi i aeroplanit në aeroportin e Prishtinës, e me të kuptuar për këtë, pasagjerët filluan të bëjnë panik, transmeton Telegrafi.

Personeli njoftuan pilotin se mund të vjen deri te ndonjë lloj rebelimi brenda aeroplanit, dhe kështu është detyruar të zbret në Budapest të Hungarisë.

Gazetari kroat ka publikuar edhe fotografinë nga flightradar24, që mbështet pretendimet e tij për këtë aeroplan që ishte planifikuar të aterrojë në Beograd.

Kujtojmë që dje në veri të Kosovës, ka ndodhur një sulm terrorist, ku si pasojë një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur. /Telegrafi/