Site icon Telegrafi

Nga shtrati i dhomës së spitalit kritikoi punonjësit shëndetësor për mos kujdes ndaj pacientëve me COVID-19, ndërron jetë disa orë më vonë vlogeri dhe aktori indian

Vlogeri dhe aktori indian ka ndërruar jetë nga coronavirusi, pak kohë pasi u shfaq në videon e fundit ku hedh kritika të ashpra për sistemin shëndetësor dhe moskujdesin që e tregojnë për pacientët.

Rahul Vohra, 35-vjeç, ndërroi jetë në spitalin e New Delhit, pasi u pranua në spital në fillim të majit, transmeton Telegrafi.

Gruaja e tij Jyoti Tiwari shpërndau lajmin për vdekjen e partnerit të saj në Instagram, ku e shoqëroi me videon e vlogerit nga shtrati i spitalit.

Në video, Vohra shihen me maskë të oksigjenit, duke vuajtur shumë nga dhimbjet dhe mezi arrinte të merrte frymë.

“I thërrisni shoqëruesit dhe ata nuk shfaqen fare në dhomën e juaj. Ata vijnë me një orë vonesë dhe ju duhet të ballafaqoheni me situata të ndryshme”, pati thënë Vohra në videon e publikuar që është përkryer nga CNN. /Telegrafi/

Exit mobile version