Telegrafi

Nga shpërthimi me gol dhe asistim, te situata në Ukrainë dhe pritja e ftesës së Kosovës – Muharrem Jashari flet për të gjitha

Muharrem Jashari, pa dyshim është një nga lojtarët më të mirë që ka dal nga futbolli i Kosovës, ndërsa këtë sezon e ka nisur në mënyrën më të mirë me LNZ Cherkasyn. 

Mesfushori që di t’i bëjë shumë mirë dy fazat e lojës, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, në ndeshjen e fundit të LNZ Cherkasy ai shënoi dhe asistoi, ndërsa skuadra e tij fitoi nda Rukh Lviv me rezultat 3-1. 

Jashari dhe LNZ Cherkasy e kanë nisur shumë mirë sezonin e ri, ku në një intervistë për Telegrafin, ai fillimisht ka folur për synimet personale, por edhe ato mu klubin.   

 

“Po e kam filluar mirë dhe besoj shumë që do vazhdoj kështu. Në këtë sezon e kemi për qëllimi që të arrijmë në Evropë, por do e shohim me kohë”.  

“Jam ambientuar shumë shpejtë me futbollin e Ukrainës dhe me tempon e lojës. Po punoj shumë dhe besoj që do të bëj një hap më të madh këtë vit”, deklaroi fillimisht Jashari për Telegrafin.  

Ai u ndal edhe te jeta në Ukrainë, që prej më shumë se dy vitesh është në gjendje lufte pas pushimit rus. Jashari thotë se nuk ka rrezik, ndërsa i fton lojtarët shqiptarë që të vijnë në futbollin ukrainas, pasi nuk ka aspak rrezik. 

“Jeta është normale. Nuk është diçka me rrezik  këtu. Gjithçka është mirë dhe kam harruar që është luftë këtu tashmë (qesh)”.  

“Kam ndëgjuar që ka interesime e bisedime me klubeve ukrainase dhe lojtarëve shqiptarë dhe ju them se këtu gjithçka është normal dhe e sigurt. Nëse do të ishte rrezik apo diçka tjetër, normal që unë i pari do të largohesha”, deklaroi mesfushori mitrovicas. 

Tutje, Muharrem Jashari shtoi se prania e Hajdin Salihut, lojtarit tjetër që është produkt i futbollit kosovar e që luan te LNZ Cherkasy, ka qenë e mirëseardhur, duke qene se të dy e ndihmojnë shumë njëri-tjetrin. 

Jashari deklaron që nëse vazhdon me këtë formë, ai normalisht që pret ftesë nga Kosova, duke shtuar se do ta jep gjithmonë më të mirën. 

“Të them të drejtën ftesën nga Franco Foda dhe Kosova e pres gjithmonë. Unë jam i gatshëm gjithmonë të jap ma te mirën nga vetja, kur marr ftesë nga vendi im.  Do të ishte nder dhe privilegj përfaqësimi i vendit tim”, deklaroi Jashari. 

Në fund, mesfushori mitrovicas e pranoi se po e përcjell me vëmendje futbollin e Kosovës, sidomos dy ish klubet e tij, Drita dhe Trepça ‘89. 

“Favorite këtë vit për të triumfuar në Superligën e Kosovës mendoj që janë Drita dhe Llapi. Nuk shoh favorit tjetër. Sa i përket Ligës së Parë, Trepça ‘89 besoj shumë që do kthehet në elitë, ku e ka vendin gjithmonë dhe të jetë ajo Trepça ‘89 që të gjithë e njohin për lojën e saj”, përfundoi Jashari. 

Nëse vazhdon me këto paraqitje te skuadra ukrainase LNZ Cherkasy, Muharrem Jasharin, shumë shpejtë do ta shohin në një kampionat më të fortë, pse jo edhe me fanellën e Kosovës, kur dihet që ekipi nacional vuan më së shumti në këto pozita. /Telegrafi/