Site icon Telegrafi

Nga shitësi i rrobave, në yllin e Ligës Premier (Foto/Video)

Në të kaluarën 28 vjeçari ka qenë pjesë e të rinjve të Nantes, ku aktualisht militojnë Lorik Cana dhe Emir Lenjani.

Përveç futbollit që kishte në moshë të re, futbollisti që tashmë ka bërë për vete anglezët ka punuar në një dyqan rrobash.

Në një video të publikuar nga Daily Mail shihet lojtari duke i ndihmuar disa blerës.

Ai kishte punuar për një kohë atu për të fituar më shumë para, pasi ishte lojtar amator dhe nuk kishte kontratë.

Por pas një dekade lojtari ka arritur që me punë të madhe të jetë pjesë e një prej kampionateve më të forta në botë, atë të Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version