Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester Unitedit mund t’i ndajë mendimet e tifozëve të klubit, por do të ishte i pandalshëm.
Nga George Best te Cristiano Ronaldo – disa nga futbollistët më të mirë në histori e kanë veshur fanellën e Djajve të Kuq, prandaj është vështirë të zgjidhen më të mirët.
Disa nga legjendat tjera që kanë luajtur për klubin e madh anglez nuk bëjnë pjesë në këtë formacion të Goal.com, duke qenë se mund të përfshihen vetëm 11 lojtarë.
Portier: Peter Schmeichel
Mbrojtës: Gary Neville, Rio Ferdinand, Duncan Edwards, Denis Irwin
Mesfushorë: Sir Bobby Charlton, Roy Keane e Bryan Robson
Sulmues: George Best, Denis Law, Cristiano Ronaldo
Në portë është pa konkurrencë Peter Schmeichel, danezi i cili kaloi tetë vite në Old Trafford pasi u transferua nga Brondby në vitin 1991.
Mbrojtës i djathtë është Gary Neville, në qendër të mbrojtjes ndodhen Rio Ferdinand dhe Duncan Edwards, derisa në krahun e majtë të mbrojtjes është Denis Irwin.
Treshen e mesfushorëve e përbëjnë Sir Bobby Charlton, Roy Keane e Bryan Robson.
Në fazën e sulmit ndodhen George Best – si anësor i djathtë, Cristiano Ronaldo – si anësor i majtë dhe Denis Law në qendër të sulmit. /Telegrafi/