Telegrafi

Nga punëtori i fabrikës në Serie A, lojtari që është hapave të Jamie Vardyt (Foto/Video)

Para katër viteve, Andrea Nalini luante në Serie D te Virtus Vecomp Verona dhe punonte në një fabrikë me orar të plotë ku prodhonte salsiçe, ndërsa sot ka nënshkruar një kontratë për tre vite me Crotonen.

Viti 2016 mund të quhet viti i çudirave në futboll. Pas fitimit të titullit në Angli nga Leicesteri, Kampionatit Evropian nga Portugalia, eksplodimit të Islandës dhe së fundmi fitorja e skuadrës gjysmë-amatore të Gibraltar Lincoln kundër Celtic, mrekullitë nuk ndalen këtu.

Çudia në Itali ishte Sassuolo që siguroi Evropën dhe Carpi që me një lojtar si Kevin Lasagna, u shënoi tri skuadrave të mëdha si Inter, Fiorentina dhe Roma.

Lexo po ashtu Kjo është skuadra e parë që e siguron pjesëmarrjen në Serie A (Foto)

Por, të gjithë sytë e italianëve janë drejtuar kah Andrea Nalini, i cili pritet të debutojë këtë vit në Serie A me Crotonen.

Ai ishte pjesë e Lega Pro te Salernitana, ku ndihmoi skuadrën të ngjitet në Serie B, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë me gëzime. 26-vjeçari para katër vitesh ka punuar në fabrikë dhe ka luajtur futboll në Serie D.

“Pas mbylljes së studimeve ku mora titullin si inxhinier i makinerisë, isha duke luajtur në Serie D. Në vitin e ardhshëm gjeta një punë në një fabrikë që prodhon salsiçe. Nuk ishte e lehtë, pasi është dashur të punoj tetë orë në ditë me këpucë speciale pasi ishte ndërrimi i natës”.

“Të shtunën punoja gjysmë orari pasi vendosa që t’i përkushtohem më shumë futbollit, por nuk kam menduar që do të bëhem ndonjëherë profesionist”, ka thënë Nalini.

Ai kishte pësuar edhe lëndime që e kishin lënë jashtë fushave për gjashtë muaj, por nuk është dorëzuar kurrë, shkruan Telegrafi. Ai tani ka nënshkruar kontratë trevjeçare me një skuadër të Serie A.

Lexo po ashtu Top 20 lojtarët më të shtrenjtë nën 21-vjeç (Foto)

“Crotone është një mundësi e madhe dhe do ta bëj më të mirën time. Kur kam qenë fëmijë kam bërë shumë prova në skuadra, si Milan, Chievo, Genoa, Hellas Verona, por për probleme psikologjike nuk mundja t’i kaloja”.

“Edhe kur i kaloja nëna nuk më linte të shkoja, pasi sipas saj, mësimi ishte primar para futbollit. Tani ajo e kupton, që kjo që bëj gjithmonë ka qenë ëndrra ime dhe është e lumtur për mua”, ka thënë futbollisti që këtë vit mund të na befasoj edhe më gola. /Telegrafi/