Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen qendrave të votimit të Zgjedjeve Parlamentare, nga informacionet zyrtare që Telegafi ka siguruar, në komunën e Gjakovës deri më tani nuk është raportuar për asnjë incident.
Një gjë të tillë për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, të cilët kanë bërë të ditur që deri në këto momente situata ka qenë e qetë.
“Ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore Gjakovë, nuk është inicuar ndonjë rast.”, thuhet në përgjigjjen e dërguar nga Prokuroria Thelemore e Gjakovës.
Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së bëhet e ditur që deri në ora 17:00, përqindja e qytetarëve që kanë votuar deri në këtë orë në Komunën e Gjakovës, është 25.01%. /Telegrafi/