Ky është momenti rrëqethës kur tre persona që gjendeshin brenda ashensorit në një ndërtesë kolektive, lëndohen rëndë si pasojë e një defekti teknik të ashensorit që i bëri “të fluturojnë”,
Të tre pasagjerët ishin futur në ashensor në një ndërtesë në qytetin kinez Changa, kur befasisht u ndalë dhe më pas filloi të bie me shpejtësi. Kjo bëri që ata të fluturojnë dhe të përfundojnë mbi njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.
Njëri prej tyre bie me shpejtësi aq të madhe, sa që pasagjerin tjetër e rrëzon në dysheme dhe nuk mund të lëvizë fare. Që të tre pasagjerët kanë pësuar lëndime në boshtin kurrizor.
Megjithatë akoma mbetet e paqartë sesi erdhi deri te defekti teknik, që ua shkaktoi atë lloj “turbulence” brenda ashensorit.
Banorët e kësaj ndërtese kolektive edhe më herët ishin ankuar për probleme të ngjashme që kishin parë në këtë ashensor, por menaxheri i ndërtesës nuk kishte ndërmarrë asgjë për ta evituar problemin. /Telegrafi/