Vedat Muriqi është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme nga lëndimi për skuadrën e tij Mallorca.
Sulmuesi kosovar ka shënuar gol në fitoren që skuadra e tij mori 1-0 ndaj Rayo Vallecanos.
Sigurisht që Muriqi është një nga futbollistët më të dashur në klubin spanjoll, por edhe ndër më të dashurit te Kombëtarja e Kosovës.
Sulmuesi kosovar ka marrë një befasi mjaftë të mirë të dielën në mesditë, ku dy tifozë kosovar kanë zbarkuar në Mallorca për ta përkrahur nga afër.
Más de 6000 km para disfrutar con el gol del pirata 🏴☠️ https://t.co/GPt4gIcy7P pic.twitter.com/ttoYmskWnn
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) October 21, 2024
Shtetasit kosovarë kishin shpalosur një pankartë në stadium ku tregonin se vijnë nga Prizreni dhe kanë bërë 6000 km për ta parë nga afër Muriqin.
Reprezentuesi kosovar pas ndeshjes ka shkuar duke i dhuruar fanellën, derisa Mallorca ka publikuar pamjet nga takimi i sulmuesit me tifozët kosovarë. /Telegrafi/