Telegrafi

Nga porta në portë – super goli i portierit në League Two që po bën xhiron e botës

Portieri Tom King ka shënuar një gol spektakolar, nga porta e tij në portën e kundërshtarëve.

Portieri i Newport County i dha epërsinë skuadrës së tij pas vetëm 12 minutash të ndeshjes në League Two ndaj Cheltenham, por në rrethanat më të pazakonta.

King e riktheu topin në lojë nga brenda zonës së tij, por duket se shpejtësia nga era, i dha forcë, para se të kërcej një herë në tokë dhe të fluturonte mbi kokën e portierit të Cheltenham dhe pastaj në portë.

 

E mahnitshme. Një gol që shihet rrallë në fushat e futbollit.

Ky është goli i parë në karrierën profesionale i portier 25-vjeçarit King. /Telegrafi/