Telegrafi

Nga nesër rikthehen temperaturat deri në 34 gradë në Kosovë

Pas disa ditëve me pak shi dhe temperatura më të ulëta, në Kosovë nga nesër rikthehen temperaturat e larta.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat më të larta do të jenë 29 gradë celsiusë, kurse të enjten do arrijnë në 31 gradë.

Vikendi do të ketë temperatura deri në 34 gradë, me mundësi të reshjeve të shiut. /KP/