Site icon Telegrafi

Nga muaji mars, punëtorët e KEK-ut do të kenë rritje të pagave

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) nga muaji mars i këtij viti do ta marrin pagën me rritje.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i KEK-ut, Nijazi Thaqi, përmes një statusi në profilin e tij në Facebook.

“Të gjitha këto suksese janë vetëm falë punës së madhe të punëtorëve të KEK-ut. Prandaj, më shumë meritë të gjithë punëtorët e Korporatës nga muaji mars i marrin pagat me rritje. Urime, suksese”, ka thënë ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Thaqit:

Korporata më e madhe në vend. Tatimpaguesi më i madh i buxhetit të shtetit. Ndërmarrja publike me performancën me të mirë në vend. Korporata më numrin më të madh të punëtorëve në Kosovë. Tash e 15 vite e mbushim buxhetin me miliona për dallim prej shumë ndërmarrjeve publike që edhe sot ende subvencionohen nga buxheti i shtetit. Rekord në tejkalimin e sfidës, ku edhe pse mbi 16 muaj u bllokuam, i mbajtëm termocentralet aktive me rezerva të krijuara ndër vite dhe brenda më pak se 2 muaj i kthyem 100 për qind të kapaciteteve prodhuese. Të gjitha këto suksese janë vetëm falë punës së madhe të punëtorëve të KEK-ut. Prandaj, më shumë meritë të gjithë punëtorët e Korporatës nga muaji mars i marrin pagat me rritje. Urime, suksese!

Exit mobile version