Manekinen Heidi Klum (46) e njohin të gjithë si supermanekine, por edhe si femër të suksesshme. Pasuria e saj vitin e kaluar është vlerësuar në 90 milionë dollarë amerikanë
Ka punuar si aktore, këngëtare dhe moderatore, por ka qenë edhe producente e “Project Runway”, transmeton Telegrafi.
Kjo manekine e famshme gjermane ka katër fëmijë dhe gëzon famën e femrës afariste shumë të suksesshme.
Ka filluar duke fituar në garën për manekine të cilën e ka organizuar Thomas Gottschalk, (69) në TV shoun e tij në vitin 1992 kur edhe e fillon karrierën e manekines.
Shumë shpejt ka pushtuar pistat ndërkombëtare të modës, ka punuar për disenjatorë të shumtë dhe ka qenë njëra ndër engjëjt e “Victoria’s Secret”.
Suksesin e madh në karrierë e arrin në vitin 1998 kur është gjendur në faqen e parë të revistës “Sport Illustrated”.
Kontratat kanë filluar vrullshëm të radhiten njëra pas tjetrës. Me vite ka radhitur kontrata njërën pas tjetrës.
Emisioni dhe projekti Runaway kanë qenë suksesi i madh, sepse rroga fillestare prej 1.3 milionë dollarësh gjatë viteve është trefishuar. Gjithashtu me shoun gjerman “Germany’s Next Topmodel”.
Si anëtare e jurisë paraqitet në programe të shumta televizive në Amerikë, ndërsa si disenjatore e modës shet koleksionin e vet. Prandaj nuk është për t’u habitur që asaj sasia e parave vazhdimisht i shtohet.
“Gjithmonë punoj nga disa gjëra përnjëherësh”, ka thënë në një intervistë Heidi Klum, dhe që kjo gjë i ecën mirë ka treguar për të gjitha këto vite, në të cilat nga manekinia është ngritur në femër të suksesshme afariste.
Vlerësohet që pasuria aktuale e saj vlen 90 milionë dollarë amerikanë, që është rreth 75 milionë euro.
Biondja e bukur nuk kursen as kur është fjala për fëmijët e saj. Për vajzën e vet ka organizuar para pak kohësh ditëlindje gjigante, e cila i ka kushtuar sa një pasuri e vogël. /Telegrafi/