Telegrafi

Nga krehja bien flokët

Në hulumtim janë përfshirë disa femra të cilat për një periudhë disa javëshe kanë numëruar flokët të cilat pas krehjes kishin mbetur në krehër.

Ndërkohë rezultatet përfundimtare kanë treguar se sa më shumë që janë krehur flokët, aq më shumë kanë rënë.

Femrat të cilat krihen tri herë në ditë, humbin tri herë më shumë flokë në krahasim me ato të cilat krihen vetëm njëherë në ditë, pohojnë autorët e studimit pranë Universitetit të Jerusalemit.

Edhe pse më herët është menduar për të kundërtën, duke qenë se krehja e flokëve përmirëson qarkullimin e gjakut, megjithatë edhe revista “Journal of Dermatological Treatment” kohe më parë ka publikuar të njëjtin përfundim: sa më shumë flokët krihen, aq më shumë bien ato.