Telegrafi

Nga Katari kanë vendosur ta shesin PSG-në, madje nga klubi largohet edhe Nasser Al-Khelaifi

Gazetari Edu Aguirre raporton se Emiri i Katarit dëshiron ta shesë Paris Saint-Germainin pas Kupës së Botës që mbahet në fund të këtij viti.

Sheikët ka disa vite që e kërkojnë lavdinë evropiane, por pa sukses edhe pse tashmë në Ligue 1 janë kryesorët.

Sipas Aguirres, drejtuesit nga Katari janë të ngopur nga pritjet e klubit edhe pse në verën e kaluar e afruan Lionel Messit si lojtar të lirë.

Lexo po ashtu Di Marzio: Arrihet marrëveshje verbale mes Real Madridit dhe Mbappes me një kontratë ‘stratosferike’

Bëhet e ditur më tej se as Nasser Al-Khelaifi nuk do të qëndrojë te PSG dhe gjatë dimrit të ardhshëm do të konfirmojnë shitjen e klubit.

Ende nuk dihet se kush mund të jetë pronari potencial, por që gazetari bën të ditur se shitja e klubit francez do të ndodhë.

Zyrtarët e Katarit duan të fokusohen në ngritjen e futbollit vendor dhe besojnë se imazhi i mirë që do ta krijojnë gjatë Kampionatit Botëror, do të sjell më shumë vëmendje në futbollin e tyre. /Telegrafi/