Site icon Telegrafi

Nga kapiten në ultras – Andrea Raggi nuk e harron Monacon dhe në çdo ndeshje është në shkallë për ta përkrahur ekipin

Andrea Raggi, megjithëse e mbylli karrierën me klubin e Monacos, ai vazhdon të mbetet i lidhur me klubin.

Pasi disa vitesh si kapiten, ai tani është kthyer në një tifoz, ku nuk mungon në shkallët e stadiumit, siç bëri edhe në ndeshje ndaj PSG-së.

Paris Saint-Germain e mposhti Monaco me rezultat 4-1 në shtëpi.

https://twitter.com/NotoriousMunegu/status/1217539766092206080

Për të mbështetur Monacon gjatë ndeshjes me parisienët ishte edhe  Andrea Raggi, i kthyer në një ultas.

Ai nuk u ndal duke bërtitur së bashku me tifozët e tjerë të Monacos.

Mbrojtësi italian nuk e harron Monacon duke treguar edhe një herë se është i lidhur fort me klubin edhe pse kësaj radhe lojtarët aktual e dëshpëruan me humbje. /Telegrafi/

Exit mobile version