Telegrafi

Nga kampion të Anglisë, Leicester nuk ka shënuar asnjë gol në vitin 2017 dhe është dy pikë larg rënies (Foto)

Leciesteri kthehet në tabelë qitje nga të gjithë. Duke filluar nga tifozët që akuzojnë kryesinë për afatin kalimtar të dimrit, e deri te gazetat që tregojnë se ku ka gabime tekniko-taktike të skuadrës, nga ku vihet në dyshim puna e Claudio Ranierit.

“Kriza” e madhe e Leicesterit ka shumë të panjohura. Siguria e vetme është vendi i 16-të në renditje, vetëm dy pikë larg zonën së rënies nga kategoria.

Fitorja e fundi në kampionat ka qenë me 31 dhjetor 2016, ku fituan 1-0 ndaj West Hamit.

Që nga ajo fitore kanë tri humbje radhazi në kampionat. Ajo që shqetëson të gjithë është sulmi nuk po shkon mirë.

Goli i Slimani, në minutën e 20-të të ndeshjet kundër West Hamit, ka qenë i fundit i shënuar në Ligën Premier nga skuadra që është kampion në fuqi.

Vetëm pesë gola këtë kampionat

Vardy ka shënuar vetëm 5 gola deri tani, ndërsa mbrojtja nuk po shkon mirë ku ka pësuar 38 gola, 5 më shumë se në të gjithë sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Barca dhe Leicesteri ishin takuar edhe në vitin 2003, mësojeni kronologjinë e këtij takimi (Foto)

Largimi i Ngolo Kante drejt Chelseat, dhe kthimi i Drinkwater në futbollist të zakonshëm janë disa nga arsyet. Mahrez, pasatja nuk është ai i vitit të kaluar.

Dëshpërimi është i dukshëm në skuadër

Trajneri që i bri kampion, Claudio Ranieri, ka folur për krizën.

“Të punojmë më mirë, të luftojmë dhe të besojmë”.

“Skuadra vjen nga tre vite shumë stresuese. Në fillim ngjitja në Ligën Premier, pastaj një mbijetesë e jashtëzakonshme dhe së fundmi titulli kampion”.

Trajneri që i shpalli kampion është në pozitë të vështirë

“Tre sezone të tilla patjetër që herët a vonë do të shihej lodhja”.

“Në raste të tilla duhet të ruash nervat dhe të kesh objektiva të qarta. Synimi ynë është të arrijmë 40 pikë, kuota që na siguron qëndrimin në Premier dhe jam i bindur se do ta arrijmë”, ka thënë Ranieri. /Telegrafi/