Evertoni dhe Manchester United i kanë ndarë pikët për përballjen në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.
Dy skuadrat kanë marrë nga një pikë në takimin që u zhvillua në Goddison Park, pasi ndeshja përfundoi 1-1.
Pas vetëm tre minutash lojë, Toffes kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Dominic Calvert-Lewin, që përfitoi nga një gabim trashanik i David de Geas.
Mirëpo, Djajtë e Kuq arriti t’i barazonin shifrat në 1-1 me golin e realizuar nga Bruno Fernandes (31’) që u asistua nga Nemanja Matic.
Pjesa e parë përfundoi me këto dy gola, derisa në të dytën dy skuadrat shpërdoruan shumë raste.
Evertoni e filloi edhe pjesën e dytë më mirë, derisa arritën të rrezikonin me anë të sulmuesit francez.
Edhe Unitedi kishte rastet e tyre, por që lojtarët nuk arritën t’i konkretizonin ato, duke u ndarë të kënaqur me një pikë.
Pas javës së 28-të, Manchester Unitedi gjendet në pozitën e pestë me 42 pikë, gjersa në xhiron e 29-të do të takohen me Manchester Cityn në derbin lokal. /Telegrafi/
https://twitter.com/trentsrobbo/status/1234122197528195073
https://twitter.com/__tommyk_/status/1234125490476195840