Site icon Telegrafi

Nga fitorja sensacionale ndaj Belgjikës – Hakimi shkoi ta përqafonte nënën e tij të mbuluar dhe t’i dhuronte fanellën e ndeshjes

Maroku e shokoi Belgjikë në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror, përkatësisht në Grupin F – duke fituar 2-0.

Marokenët ishin brilant në këtë takim, duke mos lënë hapësira për belgët në fazën defazinve, derisa në ofanzivë ishin shpërthyes.

Nga kjo fitore e madhe, Maroku është bërë lider i grupit me katër pikë, derisa vetëm edhe një fitore u duhet për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Por, momentet e bukuar nga ky takim nuk përfunduar as pas ndeshjes, derisa një pamje të bukur e solli edhe anëtari i PSG-së, Achraf Hakimi.

Mbrojtësi maroken shkoi në tribuna që të përqafonte nënën e tij, derisa i dhuroi edhe fanellën e kësaj ndeshje me peshë shumë të madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version