Dje ka pasur erëra në Mitrovicë, si pasojë e kësaj ka rënë fasada e aneksit ku është e vendosur kaldaja e ngrohjes qendrore në shkollën fillore të mesme dhe të ulët “Migjeni”.
Sipas njoftimit të lëshuar nga shkolla, kjo ka ndodhur para orës 12:00, shkruan Telegrafi.
Bëhet e ditur se janë marrë masat e nevojshme për të evituar çdo rrezik të mundshëm.
Thuhet se nuk janë shkaktuar dëme të tjera dhe nuk ka pasur pasoja në njerëz.
“Si pasojë e erërave të forta, dje me datën 14.03.2025 para orës 12:00 ka rënë fasada e aneksit ku është e vendosur kaldaja e ngrohjes qendrore. Menjëherë janë marrë masa të nevojshme për të evituar çdo rrezik të mundshëm. Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme të tjera apo pasoja për njerëzit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/