Anglia nuk ka arritur të regjistrojë fitore kundër Spanjës në një ndeshje miqësore që u zhvillua në stadiumin Wembley (2-2), edhe pse pati epërsi të dyfishtë.
Nikoqirët luajtën më mirë në gjysmën e parë, në të cilën e gjetën një herë rrjetin. Reina e ndali në mënyrë të parregullt në zonë Vardyn dhe arbitri akordoi penalti.
Përgjegjësinë e mori Adam Lallana, goditja e të cilit ishte e saktë nga pika e bardhë (9’).
Me të filluar pjesa e dytë, Henderson dërgoi një harkim në zonë, ndërsa Jamie Vardy e nguliti me kokë në portë (48’).
Spanjollët ia dolën ta ngushtojnë rezultatin me anë të Iago Aspas pas asistimit të Moratas, në minutën e 89-të.
La Roja ia doli ta barazojë rezultatin në minutat shtesë me golin e Iscos, i cili ia futi topin nën këmbë portierit. /Telegrafi/
https://youtu.be/JuFIhTeaJGo
https://www.youtube.com/watch?v=zJ_cgcBqdnA
https://www.youtube.com/watch?v=w0PqSikutSo