Sipas të dhënave të një zyrtari taleban, nga e diela në aeroportin e Kabulit kanë humbur jetën 12 persona.
Siç raporton BBC, zyrtari që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë për Reuters se shkak i vdekjes së tyre ishin të shtënat e armëve apo shtypja nga turma, transmeton Telegrafi.
Ai i ka bërë apel turmës para portës të shkojnë në shtëpitë e tyre nëse nuk kanë të drejtë udhëtimi, duke theksuar që talebanë “nuk duan askënd të lëndojnë” në aeroport.
Madje janë regjistruar skena kaosi derisa mijëra njerëz po tentojnë të largohen nga vendi. Aeroporti në Kabul mbetet nën kontrollin e amerikanëve, por rrugët dytësore po i ruajnë talebanët.
Sipas dëshmitarëve, grupe të armatosura të talebanëve po i ndalin njerëzit, përfshirë edhe ata me dokumente – duke bërë të pamundurën që të futen në kompleks. /Telegrafi/