Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se rruga “Fehmi Agani” do të jetë e bllokuar tërësisht për automjete deri më 31 gusht.
Sipas njoftimit, kjo rrugë do të jetë e bllokuar çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00.
Nga ndalimi janë përjashtuar, mjetet motorike me rëndësi të veçantë, mjetet për intervenime nga institucionet kompetente (Policia, Inspektorati, automjetet emergjente) dhe banorët e lagjes.
“Pas koordinimit me Policinë e Kosovës dhe duke marrë parasysh kërkesat e shumta nga qytetarët, njoftojmë se rruga “Fehmi Agani” (nga kryqëzimi me rrugën “Migjeni” deri te kryqëzimi me rrugën “UÇK”) do të mbyllet për qarkullim deri më datë 31.08.2024, çdo natë nga ora 21:00 deri në orën 02:00″, thuhet në njoftimin e Komunës.