Site icon Telegrafi

Nga çmenduria e tifozëve të Nigerisë në eliminimin prej Ganës, vdiq doktori i FIFA-s

Ndeshja mes Nigerisë dhe Ganës në finalen e play-offit të kualifikimeve të Kupës së Botës ka përfunduar me tragjedi.

Nigeria ka dështuar të kualifikohet në ‘Katar 2022’ duke u eliminuar në barazh nga Gana që u shoqërua me skena të pakëndshme.

Goli si mysafir ka mbetur në fuqi në ndeshjet e ‘play-offit’ në sektorin afrikan për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Pas rezultat 0-0 në takimin e parë në Ganë, ndeshja kthyese u mbyll me rezultat 1-1 në Nigeri, ashtu që kjo skuadër humbi rastin për të marrë pjesë në Botëror.

Një mjek antidoping në detyrë i FIFA-s, Dr. Joseph Kabungo, humbi jetën pas trazirave që shpërthyen në fund të ndeshjes, kur tifozët nigerianë, të zhgënjyer nga eliminimi pushtuan fushën e stadiumit Abuja. Ata filluan të sulmonin personat që ishin afër fushës.

“Ne jemi të pikëlluar për vdekjen e oficerit tonë mjekësor të Caf/FIFA-s, Dr. Joseph Kabungo, i cili ishte në detyrë si oficer anti-doping në ndeshjen e së martës Nigeri dhe Gana”.

Lexo po ashtu Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë tifozët e Nigerisë pas eliminimit nga Gana

“Ngushëllime të sinqerta familjes së Dr. Kabungo dhe botës së futbollit. E pranojmë se është shumë herët për t’u ndalur në shkaqet e vdekjes së tij, do të presim raportin e plotë nga CAF dhe FIFA dhe të shohim se çfarë ka ndodhur saktësisht”, shkruan në një shënim Federata e Futbollit të Zambisë.

Policia u dashtë të ndërhynte me gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmat në stadium, por që duket se atëherë ishte tejet vonë, shkaku që mjeku ka ndërruar jetë. /Telegrafi/

https://twitter.com/UsherKomugisha/status/1509055617268391939

Exit mobile version