Telegrafi

Nga çdo kënd i mundshëm, asistimi i Joao Cancelos te Sterling është diçka i ‘çmendur’

Joao Cancelo po kalon nëpër një formë jetësore te Manchester City në këtë edicion.

Mbrojtësi portugez ka arritur që të bëhet i pazëvendësueshëm në strategjitë e Pep Guardiolës, pasi vizioni i tij i lojës është një tjetër nivel.

Në fitoren 3-0 të Citizens ndaj Evertonit, Cancelo dhuroi spektakël, sidomos në golin e parë të realizuar.

Kur po kalonte minuta e 44-të, Cancelo arriti të gjente në mënyrë perfektë Raheem Sterlingun, që shënoi me lehtësi në portën e Jordan Pickford.

Pamjet nga kënde të ndryshme, tregojnë se asistimi i portugezit ishte i një tjetër niveli dhe pak kush ka mundur ta perceptonte një diagonale të tillë.

Ky ishte asistimi i tretë i mbrojtësit deri më tani në këtë edicion, gjersa forma e tij është tejet e mrekullueshme. /Telegrafi/