Site icon Telegrafi

Nga Candida tek krimbat e zorrëve; bimët dhe erëzat që vrasin natyrshëm parazitët e trupit

Prania e parazitëve në trup mund të shkaktojë infeksione që ditë pas dite kthehen në sëmundje serioze për organizmin. Përveç medikamenteve, ka dhe mënyra për t’i luftuar në rrugë natyrale

Përdorimi i këtyre erëzave dhe bimëve për të cilat do të flasim më poshtë, është i rëndësishëm të shoqërohet me një regjim ushqimor të balancuar.

Nëse merrni medikamente, këshillohuni me mjekun për përdorimin e këtyre bimëve dhe erëzave.

Hudhër e freskët

Hudhra mund të konsiderohet si një produkt i zakonshëm në kuzhinë, por ka aftësi të pagabueshme për të luftuar parazitët që rriten brenda trupit tuaj. Kjo bimë na shpëton nga më shumë se 60 tipe bakteresh dhe kërpudhash në trup, ndërkohë që detoksifikon trupin nga toksinat e padëshiruara.

Hudhrën mund ta integroni me lehtësi në vaktet ditore duke e konsumuar të gjallë, në sallata, supa, gatime me mish, etj.

Karafili

Kjo bimë përmban eugenol, tanin dhe kariofilene të cilat konsiderohen si anti-mikrobiale dhe janë në gjendje të vrasin çdo mikrob që jeton në rrugët e gjakut. Komponentët e karafilit janë në gjendje të luftojnë çdo parazit dhe protozoar së bashku me vezët e tyre nga trupi.

Karafili është përdorur për të luftuar tuberkulozin, malarien, zgjeben, kolerën si dhe infeksione të tjera parazitare apo viruse.

Farat e kastravecit

Krimbat e zorrëve mund të eliminohen nga trupi juaj me ndihmën e farave të kastravecit. Ju do të duhet t’i ktheni ato në pluhur para se t’i përdorni për një trajtim për krimbat e bezdisshëm që jetojnë në aparatin tuaj tretës.

Përdorni një luga çaji farash kastravec të bëra pudër çdo ditë. Mund t’i hani siç janë apo t’i shtoni në smoothie, shkruan Living.

Farat e gjalla të kungullit

Një tjetër bimë që mund të vrasë parazitët në trup, janë farat e kungullit. Ato ju shpëtojnë nga vezët e parazitëve për shkak se përmbajnë yndyra natyrale që janë toksike për vezët. Kurkubitina e pranishme në to, përmban veti anti-parazitare të cilat paralizojnë krimbat që jetojnë në muret e zorrëve.

Grini disa fara kungulli dhe shtojini në sallatë ose smoothie. Do t’ju duhen të paktën gjysmë kupe për një efekt të plotë.

Xhenxhefili

Kjo bimë e veçantë mund të përmirësojë tretjen, qarkullimin e gjakut dhe gjithashtu mund ta përdorni për të trajtuar të vjellat dhe gazrat e shkaktuara nga parazitët.

Ngrënia e xhinxherit mund ta bëjë sistemin tuaj tretës të funksionojë më mirë duke vrarë parazitët dhe bakteret që jetojnë brenda jush. /Telegrafi/

Exit mobile version