Telegrafi

Nga Bjellorusia: Aty ku futbolli nuk është ndalur dhe vazhdon nën ritmin e këngëve dhe valleve , por edhe tifozëve virtual

Klubi nga Bjellorusia, Dinamo Brest, ka vazhduar rrugëtimin në kampionatin vendas me fitore, ku nuk munguan nxitëset e tifozëve, muzika dhe tifozët virtual.

Pavarësisht se ka frikë nga coronavirusi, futbolli në Bjellorusi nuk është ndërprerë, me klubet e këtij vendi që vazhdojnë të luajnë si të vetmet në Evropë.

Brest – që fitoi kampionatin sezonin e kaluar – po bën një përpjekje për të mbushur vendet boshe në stadium,  pasi tiozët kanë filluar të qëndrojnë në shtëpi shkaku i coronavirusit.

Tifozët janë ftuar të blejnë bileta virtuale në internet, por fytyrat e tyre do të ngjiten në kukullat që janë zëvendësuar me njerëz në ulëset e stadiumit.

Fytyrat rë njerëzve mund të shihni kudo në stadium ku kukullat kanë veshur fanella të Manchester United, Real Madrid, AC Milan dhe madje edhe të Aston Villas.

Të gjitha paratë e mbledhura nga shitjet e këtyre biletave do të dhurohen për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

Klubi fitoi edhe dje (e diel) 3-1 kundër Isloch për tu ngjitur në vendin e tretën në tabelë.

Aty kishte edhe tifozëve të vërtetë, madje edhe nxitëse të tifozëve, por dhe muzikë.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, këmbëngul se vodka dhe saunat mund të ndihmojnë në kurimin e coronavirusit, duke refuzuar që të vë kufizime të reja. /Telegrafi/