Portieri i Sampdorias, Wladimiro Falcone, bëri disa pritje vendimtare në barazimin 1-1 me Romën, por pakkush e di se ai luajti në një film me një nga aktorët më të famshëm të komedisë në Itali.
26-vjeçari është portieri rezervë në Sampdoria dhe u zgjodh si startues dje pasi Emil Audero kishte një dëmtim muskulor.
Ai bëri përshtypje me një seri pritjesh të mëdha duke frustruar shumë tifozë të Romës, , duke përfshirë një që e njeh që kur ishte fëmijë – regjisori, komediani dhe skenaristin Carlo Verdone.
Pak e kuptojnë se Falcone kishte një rol kryesor në filmin e Verdone, të njohur si ‘Viaggi di Nozze’ kur ai ishte vetëm tre muajsh.
Forse non è stata data la giusta attenzione al fatto che Wladimiro Falcone, il secondo portiere della Sampdoria che ieri ha giocato all’Olimpico contro la Roma, a tre mesi di vita ha recitato (più o meno) in “Viaggi di nozze” di Carlo Verdone (1995). pic.twitter.com/Rq6a5nV27B
— Giuseppe Pastore (@gippu1) December 23, 2021
“Motra e gjyshes sime drejtonte një agjenci talentesh filmash dhe atyre iu duhej një fëmijë tre muajsh për atë film, kështu që ata menduan për mua”.
“Familja ime janë të gjithë fansa të mëdhenj të Verdone, ne i dimë përmendësh filmat e tij. Isha gjithashtu në disa shfaqje televizive dhe në një reklamë për hekurudhat franceze”, ka treguar Falcone për La Gazzetta dello Sport.
? | WARM-UP
Gladiator time#SerieATIM | #RomaSamp #FORZADORIA ?⚪️?⚫️⚪️? pic.twitter.com/DQsPDOYwm3
— Sampdoria English (@sampdoria_en) December 22, 2021
Tani Falcone është rritur dhe është i gjatë 1.95./Telegrafi/