Site icon Telegrafi

Nga 500 deri në 3000 euro borxh, KRU “Prishtina” shkyç konsumatorët që nuk kanë paguar ujin

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka shkyçur nga furnizimi me ujë të pijshëm të gjithë konsumatorët të cilët nuk i kanë kryer obligimet për shërbime.

KRU “Prishtina” thotë se nuk do të ketë ujë për konsumatorët që nuk i kryejnë obligimet, transmeton Telegrafi.

“Shkyçen nga shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm në Prishtinë dhe rrethinë, konsumatorë me borxhe prej 500-3000 euro, amvisëri e biznese. S’ka ujë për ata konsumatorë që nuk i kryejnë obligimet e tyre për shërbime të ujit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version