Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë në Prishtinë, Sibel Halimi, ka pohuar se hapësirat e kryeqytetit t’i përdorin për art dhe kulturë.
Halimi ka pohuar se te Parku, afër Postës Kryesore në Dardani po fillojnë me Kinemanë e Hapur “Film N’Park”, me fëmijët mbi moshën 10 vjeç, transmeton Telegrafi.
“Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Komunën e Prishtinës ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar dhe Qendra Kinematografike e Kosovës.
Kur? 26 gusht – 1 shtator
Ku? Te parku, afër Postës kryesore në Dardani
Çfarë? Shfaqja e filmave kosovarë dhe botërorë
Hapja e edicionit të parë “Film N’Park fillon me 26 gusht nga ora 19:00 për të vazhduar më pas me filmat nga ora 20:00”, shkruan Halimi.
Tutje, ajo thotë se kjo ngjarje organizohet nga Drejtoria e Kulturës me përkrahjen e UNDP Kosova.
“Mos e humbisni këtë mundësi për të kaluar mbrëmje të paharrueshme në shoqërinë e filmit dhe natyrës”./Telegrafi/