Site icon Telegrafi

Nga 2-0 në 2-3, Werder Bremen merr një fitore me rikthim të çmendur në udhëtim te Dortmundi

Borussia Dortmundi ishte duke fituar me rezultat komod 2-0 ndaj Werder Bremenit, por në fund mysafirët bën një rikthim të çmendur duke fituar 2-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë në Bundesliga.

“Milionerët” ishin afër të merrnin fitoren e tretë nga po kaq ndeshje, por në fund mbeten pa asnjë pikë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë nga mysafirët, por me vendasit më konkret duke shënuar golin e vetëm.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutat shtesë me anë të Julian Brandt, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Marco Reus.

Edhe në pjesën e dytë, u zhvillua lojë thuajse identike, me mysafirët më të mirë, por me vendasit që shënuan golin e të parët.

Megjithatë, Werderi u rikthye në lojë në fund duke bërë një rikthim të çmendur në minutat e fundit dhe ata shtesë dhe duke marrë tri pikë të mëdha.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 77-të me anë të Raphael Guerrieros, i cili shënoi për 2-0, ndërsa Lee Buchanan (89’) ngushtoi shifrat në 2-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e vendasve, në skenë doli Niklas Schmidt (90+3) që shënoi për 2-2 dhe Oliver Burke (90+5) që vulosi rezultatin përfundimtar 2-3.

Pas kësaj fitore, Werderi zë vendin e gjashtë me pesë pikë, ndërsa Dortmundi i pesti me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, verdhezinjtë luajnë në udhëtim te Hertha Berlin, ndersa Werderi e pret Eintracht Frankfurtin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version